Ngritja e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s

Ngritja e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja shqiptare është ngritur për nëntë pozita në renditjen e re të FIFA-s.

Kombëtarja Shqiptare nga pozita e 71 është ngritur në pozitën e 62 të renditjes së re të FIFA-s të publikuar sot.

Kjo renditje erdhi pas fitores në ndeshjen e fundit në udhëtim ndaj Turqisë me rezultat 2:3.

Në vendin e parë të renditjes së FIFA-s vazhdon të jetë Gjermania, e ndjekur nga Brazili e Portugalia, ndërsa top pesëshen e mbyllin Argjentina dhe Belgjika. /Express/