Ngritet aktakuzë për fajde në Prizren

Ngritet aktakuzë për fajde në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.S, lidhur me dyshimin se ka kryer veprën penale, fajde.

Sipas aktakuzës, i pandehuri D.S. veprën penale dyshohet ta ketë kryer nga muaji shkurt 2016 e deri më datë 18 janar 2017.

“Me qëllim që të përfitoj për vete apo personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale  të pasurisë në këmbim të shërbimit të personit tjetër duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të njëjtit, pa përvojën ose pa aftësinë për të gjykuar, në atë mënyrë që i jep para me interes me fajde të dëmtuarit B. F”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në aktakuzë thuhet se i dyshuari i ka dhënë viktimës vlerën prej shtatë mijë e dyqindeuro, për periudha kohore të caktuara.

“Dhe për të njëjtat nga i dëmtuari merr interes – kamatë në vlerë prej trembëdhjetë mijë e shtatë qind euro, në këtë mënyrë të dëmtuarin e çon në një gjendje të rëndë financiare – ekonomike”, thuhet më tej në njoftim. /Insajderi.com