Ngritet aktakuzë ndaj tre personave për vrasje në tentativë

Ngritet aktakuzë ndaj tre personave për vrasje në tentativë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve tre të dyshuarve për tentim vrasje.

Siç njofton prokuroria të akuzuarit janë R.XH., B.XH. dhe A.S.

“I akuzuari R.XH. më datë 20.05.2017, afër shtëpisë së tij së bashku me prindin e tij B.XH, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një rrugë, fillojnë të përleshen me të dëmtuarin A.S., ku i akuzuari R.XH. e godet me thikë dy herë, therrje këto te cilat kanë rezultuar lëndime të renda trupore dhe të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit”, thuhet në njoftim.

I akuzuari R.XH., sipas prokurorisë ka kryer veprën penale, vrasje në tentativë, B.XH. aktakuzohet për pjesëmarrje në rrahje, kurse A.S., për veprat lëndim i rëndë trupor dhe lëndim i lehtë trupor.

.