Ngritet aktakuzë ndaj policit që e sulmoi Agron Mustafën

Ngritet aktakuzë ndaj policit që e sulmoi Agron Mustafën

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj policit Avni Berisha i njohur me nofkën ‘Tarkani’  si i dyshuar për sulm ndaj ish- drejtorit të “Valës”, Agron Mustafës, dhjetorin e vitit të kaluar.

Lajmin për ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar për KALLXO.com, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

“Po faza e hetimeve ka përfunduar, prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit (Avni Berisha). Rasti ka shkuar në gjykatën kompentente në Gjilan”, tha Maloku për KALLXO.com.

Sulmohet fizikisht drejtori i Valës, Agron Mustafa

“Kështu e kështu ta bëfsha nanen” – rrëfimi i Mustafës për sulmin nga policët