Ngrihen dy padi ndaj Universiteti të Prishtinës

Ngrihen dy padi ndaj Universiteti të Prishtinës

 

Rozafë Koliqi ka ngritur dy padi ndaj Universitetit të Prishtinës.

Dy padi ndaj Universitetit të Prishtinës janë dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë për shkak të shkeljes së Statutit dhe kritereve të konkursit për pranimin e stafit akademik në vitin 2015.

Padia e parë ndaj UP-së është dorëzuar në Gjykatë më 7 shkurt 2017 në emër të Rozafa Koliqit për moszgjedhjen e saj asistente në Fakultetin e Mjekësisë, përkundër që ajo pretendon se kishte plotësuar kriteret e parapara me Statut dhe konkursin publik të shpallur nga Universiteti i Prishtinës.

Ndërsa, padia e dytë ndaj UP-së figuron më 21 shkurt 2017 po nga e njëjta paditëse lidhur me largimin nga puna, nga pozita për të cilën Koliqi pretendon se përveçse nuk ka marrë vendim në përputhje me ligjet në fuqi dhe rregulloret e brendshme të UP-së, është konstatuar edhe baza e gabuar faktike dhe është shfaqur diskriminim i drejtpërdrejtë.

Doarsa Kica, juristja e shoqërisë së avokatëve “Sejdiu&Qerkini”, ka konfirmuar për gazetën Zëri se janë ngritur dy padi ndaj Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”.

“Lidhur me rastin e klientes Rozafë Koliqi ne kemi hartuar dy padi të cilat i janë dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Kica ka thënë se padia e parë kundër UP-së ka të bëjë me moszgjedhjen e Koliqit në pozitën në të cilën ka aplikuar, përkundër kredencialeve më të mira nga kandidati i pranuar./Insajderi.com