Ngordh breshka që gëlltiti 915 monedha

21.03.2017 18:38
Ngordh breshka që gëlltiti 915 monedha

Monedhat e fatit nuk i sollën fat breshkës 25-vjeçare të detit Omsin në Tajlandë. Shpresat ishin që ndërhyrja kirurgjikale shtatë orëshe për t’i nxjerrë nga stomaku 915 monedha, do ta ndihmonte kafshën t’i rikthehej normalitetit.

Por nuk ndodhi ashtu. Pesë kg monedha u hoqën nga trupi i breshkës, megjithatë pas operacionit ajo hyri në gjendje kome e nuk u zgjua më.

Monedhat e hedhura për fat, Omsin i kishte menduar si ushqim dhe i kishte gëlltitur. Fati i saj shqetësoi shumë tajlandezë që i adhurojnë breshkat për jetëgjatësinë e tyre.

Vetë veterinerët iu kërkuan njerëzve të luteshin për shëndetin e Omsin. Por hapësira e krijuar në stomak pas heqjes së monedhave çoi në përdredhjen e zorrës dhe infeksioni akut i saj solli një helmim të gjakut, çka e bëri të pamundur shpëtimin e zvarranikut. Paratë e operacionit u mblodhën nga publiku pas thirrjeve për donacione.

Skanimi 3D tregoi gjithashtu se në stomak, Omsin kishte pasur edhe dy grepa peshkimi, të cilat u hoqën bashkë me monedhat.