Ngjela: Përveç Majkos, të gjithë kundërshtuan bombardimet e NATO-s ndaj Beogradit

Ngjela: Përveç Majkos, të gjithë kundërshtuan bombardimet e NATO-s ndaj Beogradit

Politikani dhe avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, ka thënë se përveç ish-kryeministrit Pandeli Majko, të gjithë politikanët e tjera në Shqipëri kanë qenë kundër bombardimit të Beogradit në vitin 1999.

I nxitur nga datëlindja e ish-presidentit Bill Clinton, Ngjela ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook duke  rikujtuar periudhën e vitit 1999 dhe ndihmën e Amerikës për çlirimin e Kosovës.

“Me personalitetin e tij, me autoritetin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me humanizmin, me intelektin e lartë të tij për politikbërje dhe me njohuritë e thella që kishte për kohën e tij, Bill Klintoni, në pranverën e vitit 1999, çliroi shqiptarët nga zgjedha dhe i shpëtoi ata nga rreziku më i madh i tyre që nga pushtimi osman”, ka thënë ai.

“Dhe mos mendoni se e ka pasur të lehtë, në një kohë që, në Tirane, në vitin 1999, me përjashtim të kryeministrit Pandeli Majko dhe qeverisë së tij, të gjithë liderët kryesorë politikë, maxhorancë dhe opozitë, ishin kundër bombardimit të Beogradit”, ka shtuar ai./Insajderi.com