Nga Zvicra kërkojnë vrasjen e Erdoganit

Nga Zvicra kërkojnë vrasjen e Erdoganit

Në protestën e mbajtur dje në kryeqytetin e Zvicrës, Bern, nëpërmjet një pankarte me sfond të zezë ishte një fotografi e Regjep Tayp Erdoganit me mbi shkrimin “Vriteni Erdoganin”.

Këtë protestë e kishin organizuar shoqata e kurdëve në Zvicër së bashku me Partinë Socialdemokrate dhe Partinë e Gjelbërve të Zvicrës në “Sheshin e Parlamentit” në qendër të Bern-it.

Në këtë protestë morën pjesë rreth 250 persona, shkruan Anadolu Agency.

Protestuesit kanë bërë thirrje që në referendumin i cili do të mbahet në Turqi më 16 prill mos të votohet.

Në mitingun ku ishin marrë masa të gjera të sigurisë, ishin të pranishëm edhe ekipet e ndihmës së parë.