Nga ylli i “gala mbrëmjes” i rrahur në kufi

Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, ka qëndruar para një jave në Kosovë, përkatësisht në Pejë, ku sipas një njoftimi në faqen e tij në Facebook “ishte ftuar në një mbrëmje gala duke u vlerësuar si Politikani më i mirë shqiptar” por pas kësaj mbrëmje ka përfunduar i rrahur.

Nga ylli i “gala mbrëmjes” i rrahur në kufi

Bëhet fjalë për një spektakël të çmimeve që është mbajtur me 24 shtator “Star Kosova Awards 2016” në qytetin e Pejës, ku Ndocaj është shpallur “Politikani i vitit 2016”.

Këtë e ka konfirmuar vet deputeti Eduart Ndocaj që njihet me nofkën “Kauboj” por ai nuk ka treguar një detaj tjetër, atë të rrahjes.

Por këtë ia ka zbuluar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha.

Ai ka thënë se sulmi dhe dhuna ndaj deputetit socialist është bërë nga dy persona, njëri qytetar i Kosovës ndërsa tjetri nga Shqipëria.

Incidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Teksa vet deputeti Ndocaj, ka mohuar këtë gjë, por rrëfimi i prokurorit lidhet edhe me rrëfimin e organizatorëve të “Star Kosova Awards”.

Organizatoët e spektaklit nga “Kika Channel” kanë mohuar se deputeti është rrahur ose sulmuar, por vetëm sa ka qenë nën përcjellje të tyre.

“Ne si organizator të kësaj mbrëmje bëjmë të ditur se eskorta e deputetit Eduart Ndocaj , nuk  është sulmuar dhe as që është prek nga askush përveç nga shoqëruesit e deputetit Ndocaj. Deputeti Ndocaj , ka qenë i shoqëruar nga këshilltari i ti Alban Daci  dhe shoferi i ti dhe janë shoqëruar nga stafi organizues deri në pikën kufitare në Prizren”, thuhet në një reagim të tyre.

Por pikërisht aty ku është lënë nga limuzina e spektaklit është sulmuar deputeti.

Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Eduart Ndocaj i njohur si “Kauboji” është rrahur dy net më parë në Landovicë të Prizrenit, sipas kryeprokurorit Hoxha.

Ndërkohë që Kryeprokurori Hoxha, ka thënë se kanë kërkuar që të dy personave tu caktohet masa e paraburgimit.

Sipas Hoxhës, personi që ka sulmuar deputetin shqiptar e që është nga Kosova, është i njohur për autoritetet në Prizren./Insajderi.com