Nga ushtria në Referendum, iniciativat e Thaçit të varura nga serbët

31.08.2017 20:32
Nga ushtria në Referendum, iniciativat e Thaçit të varura nga serbët

Pas takimit që mbajti sot, presidenti Thaçi, me Mogehrinin dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që partitë politike në Kosovë të bashkohen dhe të formojnë institucionet dhe ekipin e unitetit për bisedime me Serbinë.

Mirëpo krejt kjo varet nga vota e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se një marrëveshje eventuale përfundimtare me Serbinë duhet të “qitet në referendum”, që të mos mbetet viktimë e debateve ndërpartiake.

Ai ka deklaruar se është kjo rruga më e mirë që të shmanget kthimi i saj në temë për folkloristët politikë, ndërsa ka kërkuar unitet në këto bisedime.

Mirëpo kjo iniciativë e presidentit Thaçi po cilësohet si jo e duhur dhe n’varet nga Lista Serbe.

Për këtë propozim ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka thënë se ‘iniciativa’ e Thaçit për të krijuar kinse “Grupin e Unitetit” për bisedime me Serbinë është duke tentuar të prezantohet para ndërkombëtarëve si faktor unitetit ne vend.

Presidenti Hashim Thaçi prej kohës kur është zgjedhur president ka krijuar iniciativa të ndryshme të cilat i kanë dështuar.

Thaçi kishte premtuar në shkurt të vitit 2014 se FSK-ja do të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës, si tërësi e forcave të armatosur të një vendi. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur pasi që ai nuk ka marr përkrahen e Listës Serbe. /Insajderi.com