Duke filluar nga 1 tetori, kur nis dhe faza e tretë anti-informalitet nuk duhet të bëjnë kujdes vetëm bizneset, por edhe qytetarët pasi që kushdo që bën blerje dhe nuk e merr kuponin fiskal do të përballet me gjobë.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, në Shqipëri Vasilika Vjero, përcjell albinfo.ch.
“Edhe qytetarët do kontrollohen, kanë detyrim ligjor të tërheqin kuponin. Në momentin që qytetarët nuk e tërheqin kuponin sigurisht që ka një ndëshkim që është 1 mijë lekë për ata që thyejnë ligjin. Ne do i inkurajojmë të jenë pjesë e këtij aksioni”, ka thënë ajo.
Vjero ka sqaruar se qëllimi është jo të ndëshkohet qytetari por të jetë pjesë e aksionit dhe palë me administratën tatimore.