Nga të shtënat për çdo ditë vriten ose plagosen 19 fëmijë në ShBA

Nga të shtënat për çdo ditë vriten ose plagosen 19 fëmijë në ShBA

Nga të shtënat në Shtetet e Bashkuara për çdo ditë vriten ose plagosen së paku 19 fëmijë, ndërsa më të rrezikuarit janë djelmoshat, të rinjtë dhe zezakët, thuhet në një studim qeveritar.

Analiza e të dhënave në periudhën 2002-2014 në Shtetet e Bashkuara, konsiderohet se është studimi më gjithëpërfshirës për këtë çështje.

Derisa në masë të madhe i konfirmon informatat e publikuara paraprakisht, ky studim e thekson aspektin se përse shkencëtarët e shohin dhunën me armë si krizë publike shëndetësore, raporton agjencia AP nga Çikagoja.

Në raportin e Qendrave për Kontroll të Sëmundjes dhe Parandalim, përfshihen fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 17 vjeçare. Studimi ishte përpiluar nga analizat e certifikatave të vdekjes dhe raporteve të dhomave të emergjencës dhe është publikuar sot në revistën, Pediatricks.