Nga “racë m*ti” në “vëllëzër kosovarë” – Ja çfarë i shkruan hoteli kosovarit Leutrim B

Nga “racë m*ti” në “vëllëzër kosovarë” – Ja çfarë i shkruan hoteli kosovarit Leutrim B

Fyerja dhe ofendimi që Hoteli “Ylli i Detit”, ua ka bërë kosovarëve duke i quajtur rracë m*ti” dhe “rracë derr”, duket se i kanë kushtuar me largim nga puna, personit që në mesengjer ia thotë këto fjalë një qytetari nga Kosova.

Të gjitha këto fyerje ishin bërë në mesengjer, në një komunikim në mes recepsionin e hotelit dhe Leutrim B, qytetar nga Kosova.

Insajderi ka komunikuar me menaxherin e hotelit, i cili tha se kërkon falje për fyerjen e bërë, duke shtuar se personi që e ka shkruar atë mesazh është larguar automatikisht nga puna.

Nga “racë m*ti” dhe “racë derri”, kovarët për stafit e hotelit janë bërë “vëllezër”, ku menaxheri i hotelit thotë se ka respekt të madh për kosovarët. Ai thotë për Insajderi, se mesazhin fyes për kosovarët e ka shkruar një 17-vjecar i cili sipas tij është larguar menjëherë nga puna.

“Ne kërkojmë ndjesë publike përsëri. Atë mesazh e ka shkruar një recepsionist i Hotelit, i cili është larguar menjëherë nga puna. Kjo ishte e tëra që mund të bënim, për shkak se ai është vetëm 17-vjecar. Ne e mirëkuptojmë gjithë reagimin e bërë nga vëllëzërit tanë kosovarë, për shkak se ofendimi ka qenë shumë i rëndë. Prandaj, ju lus që të na mirëkuptoni edhe ju neve. Ai ka qenë një i mitur që nuk ka ditur se cfarë po shkruan”, ka thënë menaxheri i Hotelit “Ylli i Detit” në Durrës.

Hoteli “Ylli i detit”, kërkim faljen e kishin nisur fillimisht duke i shkruar kosovarit, me të cilin kishte ndodhur edhe fyerja.

Në mesazhin e siguruar nga Insajderi, Hoteli “Ylli i Detit”, shkruan Leutrim B, duke iu thënë se personi që e ka shkruar atë mesazh është larguar menjëherë nga puna.

“Përshëndetje. Ju kërkojmë ndjesë për komunikimin e papërgjegjshëm që është bërë ndaj jush nga një recepsionist i papërgjegjshëm. Sapo e morëm lajmin për veprimin e bërë e kam pushuar automatikisht nga puna. Unë personalisht mendoj që nuk duhet bëhet shkak papërgjegjshmëria e një personi, për të prishur imazhin tonë të turizmit”, thuhet në kërkim faljen e hotelit drejtuar në mesazh kosovarit Leutrim B.

E kosovari ka kërkuar nga ta që të kërkojnë falje publike për fyerjen e bërë dhe kështu ka ndodhur.

Hoteli “Ylli i Detit”, ka postuar një shkrim në faqen e tyre në Facebook, duke kërkuar falje publike fyerjet ndaj kosovarëve, të cilët i kishin quajtur “rracë m*ti” dhe “rracë derr”, dhe “pak ua ka bërë Serbia”./Insajderi

 

Ofendimet e hotelit “Ylli i Detit” bërë shqiptarëve të Kosovës