Nga përkulja para Millosheviqit tek dyert e hapura në BE

Nga përkulja para Millosheviqit tek dyert e hapura në BE

Teksa kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, po mbante takim me kancelarin gjermane, Angela Merkel, një nga drejtueset e shtetit më të fuqishëm në Bashkimin Evropian, një ministër i qeverisë së tij, Aleksandar Vulin, postoi një fotografi teksa përkulej para varrit të kriminelit Slobodan Millosheviq.

Por kjo nuk është aspak pamje e njohur për Serbinë, dhe liderët e këtij shteti, teksa në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian, po ia hapë dyert atyre drejt integrimeve në këtë shtëpi të shteteve evropiane.

Historia e nderimit të Millosheviqit i cili vdiq pa e vuajtur dënimin nga Tribunali i Hagës, për krime lufte dhe gjenocid në shtetet e ish-Jugosllavisë përfshirë edhe Kosovën, nga ana e liderëve të shtetit serb, daton qysh prej vdekjes së Millosheviqit në mars të vitit 2006.

Një fotografi që gjendet në internet, shihet sesi kryeministri i sotëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti i këtij shteti, Tomisllav Nikoliq, qëndrojnë para arkivolit të Millosheviqit.

Megjtihatë Vuçiq të martën në vizitën e tij në Berlin, mori sinjalin se BE-ja ia ka hapur dyert.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pas takimit me kryeministrin serb, e falënderoj atë për reformat që ka zbatuar në vendin e tij duke mundësuar një zhvillim më të mirë ekonomik dhe se Serbia përmbush standardet e BE-së, për të cilën si fakt paraqitet hapja e kapitujve të ri.

“Duhet të luftojmë stabilitet dhe Vuçiqi gjithmonë ka qenë për atë që zhvillimi në rajon duhet të jetë zhvillim i qetë, që nuk është e thjeshtë. Këto reforma janë shumë të rëndësishme dhe të guximshme, kurse përveç kësaj, duhet të theksoj se raportet me Kosovën janë më të mira”, ka thënë Merkel.

Kurse Vuçiq ka thënë se Serbia është e interesuar për ruajtjen e stabilitetit në rajon, duke thënë se situata aktuale në shumë vende është e turbullt.

Kjo zemëroi edhe ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila ka postuar disa foto të ministrit serb, Aleksandër Vulin duke bërë homazhe te statuja e Millosheviqit.

Ajo në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se çka do të ndodhte sikur një ministër gjerman do ta nderonte kështu Hitlerin.

“Derisa kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic është sot në Berlin, ministri i tij, Aleksandri tjetër, është duke bërë homazhe te statuja e Milloshevicit. Imagjinoni nëse një ministër gjerman do ta nderonte kështu Hitlerin”, ka shkruar Çitaku./Insajderi.com