Nga parajsa në ferr – Barcelona mposhtet nga La Coruna

Nga parajsa në ferr – Barcelona mposhtet nga La Coruna

Deportivo La Coruna e ka mposhtur 2:1 Barcelonën.

Pas një nate magjike ditë më parë në Ligën e Kampionëve, ku Barcelona përmbysi rezultatin prej 4:0 ndaj PSG-së për të fituar 6:1 dhe shkruar histori, katalanasit kanë pësuar humbje 2:1 në xhiron e 27-të në La Liga.

Ishte Deportivo skuadra që ndali hovin e katalanasve, duke i mposhtur 2:1 në një stadiumin “Municipal de Riazor”, ku për herë të fundit kishte triumfuar 2:0 në vitin 2008.

Joselu kaloi vendasit në epërsi në minutën e 40′ të ndeshjes, ndërsa Barcelona barazoi me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 46′.

Për t’a siguruar fitorën Deportivos shënoi Bergantinos në minutën e 76′.

Me këtë fitore Deportivo La Coruna ngjitet në vendin e 15-të në tabelë, ndërsa Barcelona mbetet në vendin e parë – së paku deri në mbrëmje kur Real Madrid do të ballafaqohet me Real Betis. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x5elwtm_all-goals-highlights-hd-deportivo-la-coruna-2-1-barcelona-12-03-2017-hd_sport