Nga Nishi në Preshevë – Rama takon  liderët shqiptarë në Serbi

Nga Nishi në Preshevë – Rama takon  liderët shqiptarë në Serbi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka vizituar edhe vendbanimet shqiptare në Serbi, i cili ka takuar përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Së bashku me deputetin shqiptarë në parlamentin e Serbisë, Riza Halimin, Rama para medieve ka thënë se më nuk ka pengesa për njohjen e diplomave, ai gjithashtu ka thënë se duhet të formalizojnë binjakëzimin ndërmjet komunave shqiptare në Serbi dhe me ato në Shqipëri.

“Po zhvillohet dhe infrastruktura që do të prekë pozitivisht Luginën e Preshevës. Duhet të formalizojmë binjakëzimin me bashkitë tona, duke u mbështetur te rilindja urbane në Shqipëri”, ka thënë Edi Rama, gjatë këtij takimi.

Rama, ka premtuar se do të” vazhdojë me vullnet të plotë për të promovuar ndërtimin e urave ndërmjet, shqiptarëve të Luginës dhe Shqipërisë”.

Edi Rama po qëndron  në Serbi , për vizitë dy ditore, i cili është ftuar  për të marr pjesë në Forumin e Sigurisë , ku do të diskutohet për të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-serbe dhe stabilitetin e Evropës Juglindore. /Insadjeri.com