Nga nesër dënime të rrepta për shkelje të rregullave të trafikut

Nesër hyn në fuqi ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor.

Nga nesër dënime të rrepta për shkelje të rregullave të trafikut

Ky ligj parasheh dënime të ashpra për ngasësit e automjeteve, por edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e trafikut, njofton transmetuesi publik.

 

Në Ministrinë e Infrastrukturës presin që ligji i ri të japë efektet e tij në parandalimin e rritjes së numrit të aksidenteve.

“Gjobat më të mëdha parashihen për tejkalim të shpejtësisë brenda zonave të banuara – prej 300 deri në 900 euro”, ka thënë për transmetuesin publik Habib Hasani nga Ministria e Infrastrukturës.

“Të gjitha gjobat të cilat do të paguhen brenda tetë ditësh nga data e shkaktimit të kundërvajtjes, do të kenë zbritje prej 50 për qind”, ka bërë të ditur Hasani.

Ndërkaq, njohësit e fushës kanë vërejtje për ligjin, në radhë të parë për kategorizimin e rrugëve. /Insajderi.com