Nga Llapi deri tek yjet dhe prapa

Fadil Vokrri, një djalosh i ri i talentuar nga Llapi i Podujevës e kishte shkuar në Trepçë, ekip që luante në liga federative për më shumë se një dekadë, për tu provuar. Abrashi Vokrrit i kishte thënë të “kthehet në Llap se nuk është për stadium”.

Nga Llapi deri tek yjet dhe prapa

Jakup Abrashi respektohet si një prej trajnerëve më të mirë që e ka pasur Kosova ndonjëherë. Mirëpo, po i njëjti Abrashi ka qenë përgjithmonë temë e një shakaje të madhe.

Fadil Vokrri, një djalosh i ri i talentuar nga Llapi i Podujevës e kishte shkuar në Trepçë, ekip që luante në liga federative për më shumë se një dekadë, për tu provuar. Abrashi Vokrrit i kishte thënë të “kthehet në Llap se nuk është për stadium”.

Guus Hiddink është një prej trajnerëve më të mirë holandezë në histori dhe njeriu që ka fituar Ligën e Kampionëve dhe ka udhëhequr ekip në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Kur Vokrri kishte probleme me formë, si pjesë e ekipit të Fenerbahçes, Hiddink nuk e kishte humbur besimin në futbollistin kosovar dhe, pasi Hiddink u shkarkua, Vokrri qëndroi edhe një sezon në Fenerbahçe ku fitoi zemrat e turqve, por ka mbetur shok me Hiddinkun përgjithmonë.

Me qejf tregonte episodet kur Hiddink kishte kërkuar ta takojë në Francë gjatë botërorit të para 20 vjetëve.

Lexoni shkrimin e plotë për Vokrrin në Insporti.