Nga “i kemi numrat” Krasniqi tash thotë se i “di emrat”

Nga “i kemi numrat” Krasniqi tash thotë se i “di emrat”

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vazhduar me deklaratat e tij në lidhje me formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Veçse prej deklaratave që “PAN i ka numrat për formimin e Qeverisë” tash Krasnmiqi ka dalë me deklaratat se “ i dinë edhe emrat e tyre”.

Në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, Krasniqi ka thënë se Ramush Haradinaj i ka së paku 61 deputetë që do ta votojnë Haradinajn si kryeministër, e që vijnë nga koalicioni PAN apo Vetëvendosje.

“Po ju flas për gjasa praktike sepse e kanë të pamundur me themelu Qeverinë. Janë 61 vota dhe do të japin mbështetje. Po unë e di se kush janë deputetët që do të votojnë Qeverinë Haradinaj dhe më vjen mirë që kanë dalë nga egot e dikujt që kanë tendencë me kriju bllokim institucional”, ka thënë Krasniqi.

Por ai ka thënë se është e padrejtë që të tregohen se kush janë këta deputet. Ai nuk ka treguar se as nga cila parti vijnë këta deputetë./Insajderi.com

KRASNIQI: I DIMË EMRAT E DEPUTETËVE QË E VOTOJNË QEVERINË HARADINAJ Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se Ramush Haradinaj i ka së paku 61 numrat e nevojshme për ta bërë qeverinë. Madje, Krasniqi thotë se ata i kanë edhe emrat e deputetëve që ja votojnë qeverinë Haradinajt./RTV D/

Posted by RTV Dukagjini on Wednesday, 12 July 2017