Nga hidrauliku në kampion të UFC-së (Foto)

27.08.2017 13:09
Nga hidrauliku në kampion të UFC-së (Foto)

Nga një hidraulik i Dublinit në një kampion luftëtar, Conor McGregor ka dalë shumë larg nga të qenit djalë i ngritur në Crumlin dhe Lucan.

Luftëtari i parë UFC Floyd Mayëeather largohet nga boksi pa asnjë humbje në karrierë, edhe pse ndeshja e tij e fundit ishte kundër një debutuesi si Conor McGregor, të cilin e mundi me “knockout” teknik në raundin e dhjetë.

Floyd Mayweather e ka mposhtur Conor McGregor në kategorinë e lehtë, duke mbyllur karrierën si i pamposhtur

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather e ka fituar të ashtuquajturin meçin e shekullit kundër irlandezit Conor McGregor pas 10 raundeve, me ndërprerje të luftës nga gjyqtari.

Pas kësaj fitoreje Maywetaher ka përfituar 100 milionë dollarë, ndërsa McGregor vetëm 30 milionë dollarë, shumë më shumë sesa kishte fituar ndonjëherë në UFC, shkruan Marca.

Nga ky meç në përgjithësi u përfituan 350 milionë, duke u bërë kështu meçi më i shtrenjtë në histori, duke lënë pas meçin Maywetaher- Pacquiao me 250 milionë dollarë, ku edhe aty amerikani kishte fituar rreth 100 milionë dollarë.