Një histori e re dashurie pas traumës me Chris Brown

Një histori e re dashurie pas traumës me Chris Brown

Lidhja e re e Rihannës u e bë publike për fansat pas publikimit të disa fotografive nga paparacët, e cila shihet në krahët e biznesmenit saudit.

Që prej ndarjes  brutale nga këngëtari Chris Brown, Rihanna nuk është parë në lidhje seriozë si tani në krahët e miliarderit nga Arabia Saudite,  Hassan Jammel.

Këngëtarja nga Barbadosi duket se ka gjetur “të duhurin”, njofton Daily Mail.

Jammel është trashëgimtari kompanisë gjigante të prodhimit të automjeteve, “Toyota” dhe anëtar i familjes së pasur Abdul Latif.

Gjyshi i Hassanit, Abdul Latif Jameel, filloi biznesin familjar në vitin 1955 kur mori të drejtën ekskluzive për të shitur makinat e markës Toyota, në Arabinë Saudite, një markë e panjohur  në atë pjesë të botës, atë kohë.

Puna e tij fillestare ishte që vetëm katër automjete të shiten përmes kontratës së tyre në Jeddah, mirëpo sot firma shpërndan automjete në shtatë vende të tjera.

Hassan është nënkryetari i biznesit familjar Abdul Latif Jameel Domestic, i cili zotëron të drejtat e plota për të shitur makina Toyota në  tërë Arabinë Saudite.

Të dy ata janë fotografuar nga paparacët në brigjet mesdhetare të Spanjës. Kompania e  Jammel ka një pasuri prej 1.5 miliard dollarësh dhe ai  do të jetë trashëguesi i pasurisë.

Jammel nuk është i panjohur për revistat rozë, pasi më herët ka pasur një romancë të shkurtër  me Naomi Campbell.

Një burim i gazetës The Sun thotë: “Kjo lidhje është gjëja e vërtetë. Rihanna u ka thënë miqve se ajo është në dashuri me të.”

Afro një dekadë Rihanna nuk ka pasur lidhje serioze, të fundit me Chris Brown në 2009 pasi një bisedë eskaloi mes çiftit.

Lidhja e fundit e Rihannës është me këngëtarin Drake. Kjo lidhje e filluar për të dytën herë mori fund përfundimisht në vitin 2016.