Nga Gjilani, Gjuriq “thumbon” politikanët e Kosovës

Nga Gjilani, Gjuriq “thumbon” politikanët e Kosovës

Drejtori i zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq, ka thënë sot që nuk beson më në asnjë afat dhe asnjë premtim të politikanëve shqiptarë të Kosovës kur vjen puna tek formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Gjuriq u ka thënë reporterëve në Gllaviqiq të Gjilanit, që afateve për formimin e Komunave me shumicë serbe do të ju besojë kur të sheh gatishmëri nga Prishtina për përmbushjen e obligimeve qe i ka, shkruan Tanjug.

“Në moment që këto komuna do të formohen, do të ndihmojnë serbët pasi që do jenë më të fuqishëm për të punuar për mbijetesën e tyre, duke zgjidhur problemet e tyre”, ka thënë ai.

Ai ka thënë që serbët në Kosovë janë nën presion qe 17 vite, por nuk ka vend për frikë dhe se nuk do të dorëzohen.

“Fakti është që në Kosovë ka radikalizime fetare dhe kjo është një lloj bombe sociale”, ka thënë Gjuriq. /Insajderi.com