Nga Dua Lipa me dashuri: Mwah

Nga Dua Lipa me dashuri: Mwah

Titullohet “Blow Your Mind” apo “Mwah” që nënkupton “puthje” dhe është kënga më e re e Dua Lipës.

Nuk ka videoklip por është vetëm audio, por adhuruesit e muzikës së saj duket sikur po e pëlqejnë.

Është komplet ndryshe prej këngëve të deritashme të këngëtares. Një stil i ri i përzier mes pop dhe elektronikës.

Me publikimin e kësaj kënge, Dua Lipa po paralajmëron albumin e saj debutues i cili do të mbajë emrin e saj.

“Thjeshtë për të prezantuar vetën si artiste mjafton Dua Lipa”, ka shkruar këngëtarja nga Kosova e cila para dy javësh mbajti një koncert në Gërmi./Insajderi.com