Nga dëbimi deri tek hedhja e fëmijëve në zjarre – mizoritë ndaj myslimanëve në Mianmar

Nga dëbimi deri tek hedhja e fëmijëve në zjarre – mizoritë ndaj myslimanëve në Mianmar

Kriza e refugjatëve të komunitetit Rohingya në Bangladesh ende vazhdon të jetë pjesë shkatërrimit të jetëve njerëzore. Fëmijë, gra, pleq, ende vazhdojnë të vriten, të përdhunohen, e të digjen, duke shkaktuar katrahurë njerëzore.

Ende më tmerrues është fakti se krijuesit e këtyre trazirave nuk janë në mesin e atyre që përjetojnë dhimbje për ekzistencë.

Kjo krizë ka bërë që i gjithë komuniteti të mësyj drejt kufijve të Bangladeshit, Tajlandës e Kinës, për të siguruar ekzistencën njerëzore.

Nga radhët e keqtrajtimeve e përdhunimeve nga ushtarët e Maynmar, nuk u shpëtoi as gruaja me emrin Rajumae, së cilës ju mor fëmija nga krahu dhe ju hodh në zjarr – para syve të saj – ku më pastaj u përdhunua nga bandat. Me kalimin e ditës, ajo po kalonte nëpër një fushë të mbuluar me gjak. Vetëm ajo kishte humbur djalin, nënën, dy motrat dhe vëllain e saj më të vogël, të gjithë ishin vrarë para syve të saj.

Rajuma tani shpenzon ditët e saj në një kamp refugjatësh në Bangladesh.

“Njerëzit puthnin këmbët e ushtarëve, duke ju lutur për të mos i mbytur. Por ata nuk u ndaluan, i vranë. Ata copëtuan njerëz, qëlluan njerëz, na përdhunuan, na lanë pa asgjë”, tha Rajumae

Ajo rrëfeu historinë e saj për Kevin Frayer gjatë një udhëtimi raportues që ka bërë në kampe gjatë kohëve të fundit, ku qindra mijëra Rohingya si ajo janë nxituar për të kërkuar sigurimin e jetesës. Rrëfimi i saj është thellësisht shqetësues nga gjërat që ndodhën në fshatin e saj.

Të mbijetuarit thanë se panë ushtarë qeveritarë që i tregonin njëri tjetrit se si kanë prerë kokën e fëmijëve, tregonin se si bandat dhunonin vajzat, flisnin se si kanë qëlluar shtëpi me granata, duke djegur familje të tëra deri në vdekje, duke grumbulluar dhjetëra meshkuj të paarmatosur dhe duke i ekzekutuar menjëherë.

Sulmi i nisur nga ushtria e shtetit Maynmar ndaj komunitetit Rohingya la mbi 500,000 civil të vrarë nga ky komunitet. Ushtria e Maynmar ka thënë se ishte duke iu përgjigjur një sulmi drejt militantëve të Rohingya, duke synuar vetëm kryengritësit. Por sipas dhjetëra dëshmitarëve, pothuajse të gjithë njerëzit e vrarë ishin njerëz civil të pa armatosur me duar të lidhura.

Komuniteti Rohingya është një komunitet autoktonë në shtetin Maynmar, me një trashëgimi që daton prej një mijëvjeçari, me ndikim nga arabët, mughalët dhe portugezët. Mianmari është një shtet sovran që gjendet në rajonin e Azisë Juglindore. Kufizohet nga India dhe Bangladeshi në perëndim të saj, Tajlandë, Laos dhe Kinë në lindje.

Shteti i Miannmarit është i përfshirë historikisht në përplasje e grindje të shumta mes grupeve etnike, përfshirë në një nga luftërat më të gjata civile në botë.