Nga Buta tek Arta Bajrami – kapërcimet e MC Kreshës gjatë këtij viti

Nga Buta tek Arta Bajrami – kapërcimet e MC Kreshës gjatë këtij viti

Në muajin janar, MC Kresha nisi krijimtarinë e tij për vitin 2017. Reperi nga Mitrovica publikoi këngën me reperin nga vendlindja e tij, Lavdën.

Kënga e Kreshës me Lavdën, e publikuar më 21 janar të këtij viti me titull “Business”, i takonte zhanrit “rap” dhe në këtë këngë të dy reperët flisnin për para, pushtet e biznes, raporton Insajderi.

Por dy muaj më vonë, reperi nga Mitrovica publikoi një tjetër bashkëpunim me këngëtarin e muzikës “trap”, Butën. Ky ishte kapërcimi i parë i Kreshës në këtë vit kalendarik, nga muzika “rap”, në “trap”. Ky bashkëpunim i MC-së nga Mitrovica me Betim Januzin – Buta, u titullua “Opps”.

Bashkëpunimi me Butën, ishte dueti i parë që dy artistët kanë bërë me njëri-tjetrin.

E pas krijimit të këngës “Opps” me artistin nga Ferizaj, MC Kresha vendosi të bashkëpunonte me këngëtaren kosovare të baladave dhe R&B, Arta Bajramin.

Kënga e titulluar “Asaj”, ndonëse në bashkëpunim me një këngëtare të baladave, tingëllon më shumë kah zhanri “R&B”. “Asaj” është publikuar të dielën dhe ka arritur që brenda 24 orëve të arrijë mbi 200 mijë klikime në Youtube.

Për këtë këngë Arta Bajrami është përgëzuar nga fansat e saj për një rikthim “bombastik”, derisa nuk m,und të thuhet se në të njëjtën mënyrë mund ta kenë pritur këtë bashkëpunim mes dy artistëve, fansat e MC Kreshës. /Insajderi.com