Nga 3 në 9 muaj – Haradinaj e zgjat pritjen për liberalizim vizash

Kryeministri Ramush Haradinaj, në kohën e fushatës zgjedhore, të mbajtur në qershor të vitit të kaluar, kishte premtuar se nëse ai do arrijë të bëhet i pari i qeverisë, atëherë liberalizimi do të bëhet në periudhë prej 3 muajsh. Që nga koha kur Haradinaj e ka bërë këtë premtim, e deri në këto momente kanë kaluar hiç më pak se 9 muaj. Edhe nëse Kosova do të fitojë liberalizimin e vizave, në muajin dhjetor të këtij viti, atëherë qeverisë Haradinaj iu deshën më shumë se një vit për ta bërë këtë gjë, ani pse kishte premtuar se do të bëhet për tre muaj.

Nga 3 në 9 muaj – Haradinaj e zgjat pritjen për liberalizim vizash

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përsëri ka dhënë një prognozë, se kur qytetarët e vendit do të mund të udhëtonin pa viza.

Ai në një intervistë në RTV 21, ka thënë se periudha kur më së largu do të liberalizohen vizat do të jetë në fund të këtij viti.

“Liberalizimin e ka fitu qytetari i Kosovës, janë disa apekte që duhet me i kry edhe ne edhe duhet të vazhdojmë me i furnizu institucionet e BE-së, ministrat veç e veç. Koha minimale që kish mujt me marrë Kosova të drejtën për të lëvizë lirshëm është 3 muaj, minimale por s’është aq relae, kohë reale është 6 muaj por mund të shkojë maksimumi 9 muaj. Por liberalizimi ka ndodhur tani është zbatimi, implementimi që duhet ta kryejmë së bashku”, ka thënë Haradinaj.

Por, Haradinaj, në kohën e fushatës zgjedhore, të mbajtur në qershor të vitit të kaluar, kishte premtuar se nëse ai do arrijë të bëhet i pari i qeverisë, atëherë liberalizimi do të bëhet në periudhë prej 3 muajsh.

Që nga koha kur Haradinaj e ka bërë këtë premtim, e deri në këto momente kanë kaluar hiç më pak se 9 muaj.

Edhe nëse Kosova do të fitojë liberalizimin e vizave, në muajin dhjetor të këtij viti, atëherë qeverisë Haradinaj iu deshën më shumë se një vit, ani pse kishte premtuar se do të bëhet për tre muaj.

Por, gjërat duket se nuk janë në favor të kësaj çështje.

Kjo për shkak se raportuesja për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se gjatë muajit prill, Kosmisioni Evropian do të marrë një raport, në të cilin do të specifikohet nëse Kosova ka arritur progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Komisioni Evropian do të marrë një raport të progresit në muajin prill. Nëse aty janë rekomandimet pozitive, unë menjëherë do ta vendos këtë çështje për votim në parlament. Skenari ideal do të ishte që kjo të ndodhë para pushimit vjetor”, ka thënë Fajon për REL.

Por ka edhe tjera pengesa.

“Pas raportit, shtetet anëtare duhet të japin pëlqimin  tyre e më pas duhet të punojmë me ministrat në Këshillin e Evropës”, ka thënë Fajon.

Kosova nuk i ka punët mirë me disa vende të BE-së. Pesë shtete anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën si shtet. Ky do të jetë problem i madh që vendet sikurse Spanja, Greqia, Rumania, Qipro e Sllovakia të binden për liberalizim të vizave për kosovarët, raporton Insajderi.

Por ajo çfarë ka ndodhur me sistemin e drejtësisë në Kosovë, në kuadër të luftës kundër korrupsionit nuk është aspak shpresëdhënëse.

Me Azem Sylën e Ukë Rugovën në dorë të sistemit lokal të drejtësisë dhe me një mision të dështuar të BE-së për drejtësi në Kosovë, luftimi i korrupsionit nuk duket të jetë një betejë e fituar.

Qysh prej plasjes së skandalit në EULEX, ku gjyqtarë të ndryshëm filluar nga Maria Bamieh e deri tek Malcolm Simons që akuzuar misionin për korruptim nga njerëz të fuqishëm në politikën dhe krimin në Kosovë, lufta kundër korrupsionit i ka kaluar tashmë në dy raste të mëdha sistemit lokal të drejtësisë.

E drejtuesit e sistemit vendor të drejtësisë, ishte zbuluar nga Insajderi përmes “Dosjes së Shefave” se janë zgjedhur nga njerëz të fuqishëm të politikës dhe vendimmarrjes ekzekutive në vend.

Adem Grabovci, Zenun Pajazit e Besim Beqaj janë vetëm disa nga figurat kyçe të infiltruar në përgjimet e “Dosjes së Shefave” që zgjedhin anëtarë bordesh e deri tek gjyqtarë të ndryshëm.

Prokuroria e Kosovës ka dështuar deri më tani që të ngritë një aktakuzë ndaj tyre, edhe pse përgjimet ishin publikuar në verën e vitit 2016. Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli janë pjesë e këtyre përgjimeve bashkë me disa deputetë aktual sikurse Hajdar Beqa.

Por teksa sistemi vendor ka dështuar të ngritë aktakuzë për këtë rast, një tjetër skandal i madh korrupsioni që ka qenë në dorën e EULEX-it i ka kaluar gjykatave vendore. Bëhet fjalë për Ukë Rugovën, djalin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, i cili në serinë e hulumtimeve të Insajderit, “Dosja Grande” dyshohet se ka drejtuar një grup të organizuar kriminal për shitje të vizave.

 

Tash ky rast është bartur në drejtësinë vendore, teksa njëjtë është vepruar edhe për një nga rastet më të mëdha të krimit dhe korrupsionit ku janë përfshirë politikanë të fuqishëm.

Rasti “Toka” për të cilin Insajderi ka sjellë seri të hulumtimeve shpërfaqin ish-deputetin dhe njeriun e afërt me drejtues të shtetit, Azem Sylën, të ketë drejtuar një grup të madh kriminal që është marrë me shitjen dhe përvetësimin e pronave dhe tokave publike por edhe private. Edhe ky rast ka kaluar nga EULEX-i tek gjykatat vendore.

Lista e plotë e 51 të dyshuarve të “grupit të Azem Sylës”  

Lirohet Azem Syla

Krimi me viza është dëshmuar edhe në një rast tjetër të madh ku është përfshirë deputeti Milaim Zeka, i cili dyshohet se së bashku me një biznesmen kosovar në Gjermani kanë mashtuar afro 1 mijë kosovarë  duke iu premtuar viza pune në Gjermani. As ndaj Zekës nuk ka ndonjë aktakuzë.

 

Skema e mashtrimit me viza – Milaim Zeka: Nuk nij për asnjë prokuror

Por përtej mungesës së ngritjes së aktakuzave, të tjerë peshq të mdhenjë janë liruar krejtësisht nga to. Fatmir Limaj,  tash zv.kryeminsitër është shpallur i pafajshëm nga akuzat për korrupsion sa ishte minsitër i Transportit dhe Telekomunikacionit.

Limaj shpallet i pafajshëm për krim të organizuar

Ndërsa rastet e tjera që janë në gjykim tashmë kanë kaluar vite duke mos pasur ndonjë vendim për to. Kësisoj Kosova ende nuk ka arritur që ta dënojë një figurë të lartë për korrupsion edhe pse të gjithë e pranojnë se vendi është i zhytur në afera të rrezikshme korrupsioni dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe parasë publike./Insajderi.com