Nga 1 marsi Kosova e Serbia njohin diplomat e njëra-tjetrës

25.01.2016 12:10
Nga 1 marsi Kosova e Serbia njohin diplomat e njëra-tjetrës

Gjatë javës së kaluar në Bruksel, delegacioni i Republikës së  Kosovës dhe ai i Republikës së Serbisë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian janë pajtuar që marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave të filloj së zbatuari  nga 1 marsi i këtij viti.

Në këtë marrëveshje Kosova e Serbia do të njohin reciprocikishtë këto diploma: diplomat e shkollës fillore ,të mesme, shkollimit vokacional, nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizë së kualifikimeve të(EQF)diplomat bachelor, master e doktoraturën. Ka bërë të ditur Ministrja për dialog me Serbinë Edita Tahiri.

Njohja reciproke e këtyre diplomave do të bëhet përmes procesit të certifikimit  ndërkombëtar të diplomave nga një palë e tretë dhe në këtë rast këtë certifikim do t’a bëj  Asociacioni i Universiteteve Evropiane (EAU). Dhe pastaj këto diploma të certifikuara njihen nga të dyja shtetet.

Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë pranë zyrave të organizatës SPARK në të dyja shtetet .Kjo marrëveshje vlen vetëm atëherë kur të jenë marr dokumentet nga universitetet e Akredituara në Kosovë e Serbi. Kjo marrëveshje ka rëndësi të madhe për shqiptarët e luginës së Preshevës pasiqë shumica prej tyre kanë diploma universitare të Republikës së Kosovës.