Neymari ia rritë vlerën PSG-së për 500 milionë euro

Neymari ia rritë vlerën PSG-së për 500 milionë euro

Paris Saint-Germaini ka thyer rekordin për transferimin e Neymarit nga Barcelona për 222 milionë euro, por presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi beson se klubit i është rritur vlera në para.

Al Khelaifi ka thënë se klubi ka bërë një marrëveshje shumë të mirë, dhe Neymari i ka rritur vlerën klubit për 500 milionë euro.

“Përpara se të nënshkruante Neymari vlera e klubit ishte 1 miliard, kurse tani vlen 1.5 miliard euro. Sot ai është lojtari më i shtrenjtë, por a do të jetë edhe pas dy apo tre vjetësh? Jam i sigurt se do të bëjmë më shumë para se që kemi paguar”, është shprehur ai.