Neymar tregon blerjen ideale të Barcelonës

Neymar tregon blerjen ideale të Barcelonës

Neymar dëshiron të luajë në krah të Philippe Coutinho në Barcelonë dhe ai beson se “ylli” i Liverpool nuk do ta kishte problem të përshtatej te skuadra katalanase.

aCoutinho ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve spanjollë, pas paraqitjeve të mira në Premier League, me gazetën “El Mundo Deportivo”, që ka shkruar se 24-vjeçari është bërë objektivi kryesor i shefave të Barçës. Neymar, i cili luan me Coutinho te Brazil, shpreson që në të ardhmen, bashkatdhetari i tij të zbarkojë në “Camp Nou”.

Coutinho ka firmosur për pesë vite e gjysmë kontratën e tij në “Anfield”, gjatë muajit janar, me një pagë prej 200 mijë funtesh në javë, duke u bërë futbollisti më i paguar në historinë e klubit të kuq.

Megjithatë, i pyetur se cilin futbollist do të donte te Barcelona, Neymar tha: “Unë besoj se Philippe Coutinho është një futbollist, totalisht i gatshëm për Barcelonën. Ai mund të përshtatesh shkëlqyeshëm. Do të ishte blerja ideale. Idhulli im që kur isha fëmijë ishte Robinho, por që kur kam ardhur te Barcelona kam nisur të admiroj Messin, brenda dhe jashtë fushës së lojës.”