Neymar shpertheu në lot pas deklaratës së trajnerit të Brazilit

Neymar shpertheu në lot pas deklaratës së trajnerit të Brazilit

Neymar ka shpërthyer në lot pasi trajneri i Brazilit foli fjalë të mëdha për 25 vjeçarin.

Sulmuesi brazilian, Neymar, që u transferua nga Barcelona te Paris Saint Germaini gjatë verës për 222 milionë euro, ka shpërthyer pas raportimeve se ka probleme me trajnerin, Unai Emery dhe sulmuesin Edinson Cavani.

Braziliani ka qenë temë kryesore në gjitha mediat botërore dhe pas mbrojtjes nga Tite, trajner i Brazilit, ish sulmuesi i Barcelonës ka shpërthyer në lot për fjalët e mira të trajnerit.

Kurse vetë Neymari tha se “mediat janë duke shpikur shumë storie që nuk janë të vërteta; nuk kam probleme me trajnerin, stafin apo me Cavanin. Jam i lumtur në PSG, me statistikat e mia dhe me gjithçka tjetër”.

“Dua të triumfojë këtu dhe do të japë gjithçka në fushë për shokët e mi të skuadrës. Kështu që boll shpikët”, deklaroi Neymar pas fitores së Brazilit kundër Japonisë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=vIsp3o2KOGM