Neymar refuzoi 40 milionë euro në vit vetëm të qëndrojë tek Barcelona

Neymar refuzoi 40 milionë euro në vit vetëm të qëndrojë tek Barcelona

Wagner Ribeiro, përfaqësues i futbollistit brazilian të Barcelonës, Neymar, ka thënë se PSG ka tentuar që përmes një kontratë të majme të bind lojtarin që të braktisë Barcelonën, por ai ka refuzuar atë.

“Nëse do të kishte pranuar ofertën e klubit francez, Neymar do të fitonte 40 milionë euro në vit, por Neymar preferoi të ripërtërijë kontratën me Barcelonën, edhe pse me më pak të holla. Kjo ndodhi për shkak se dëshira e tij ishte për të qëndruar në Barcelonë,” ka thënë Ribeiro në një intervistë për ESPN Brazil.

Ribeiro shton se PSG-ja ishte gati të paguante klauzolën e brazilianit Neymar, nëse lojtari dëshironte të kalonte tek parisienët.

“PSG ishte, gjithashtu, gati për të paguar klauzolën e tij në kontratën ekzistuese me Barcelonën. Zgjidhja e kontratës mund të bëhej me dëmshpërblimin prej 190 milionë eurosh. Klube të tjera, si Manchester United, gjithashtu, ishin të interesuar, por PSG-ja ishte më afër.”