Neymar punëson sportistin e UFC-së si truprojë në Paris

Neymar punëson sportistin e UFC-së si truprojë në Paris

Një sportist aktiv në artet marciale mikse do të tentojë të bëhet edhe më shumë i famshëm jashtë kafazit, këtë herë si truproja personale e futbollistit brazilian Neymar.

I transferuar vetëm pak ditë më parë nga Barcelona te PSG, braziliani ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Ai ka punësuar sportistin 36-vjeçar të UFC-së, francezin Nardine Taleb, si truprojën personale gjatë kohës që do të qëndrojë në Paris.

Taleb ka një rekord prej 13 fitoresh dhe 4 humbjesh në kafaz dhe sfidën e fundit në MMA e ka zhvilluar në maj të këtij viti, në UFC Nihght Fight, të zhvilluar në Suedi, ku fitoi ndaj Oliver Enkamp.

Francezi ka debutuar fillimisht në Bellator (2 fitore dhe 1 humbje) e më pas kaloi në UFC, ku ka debutuar në vitin 2014. Fitimi më i madh i sportistit francez të arteve marciale mikse është 30 mijë dollarë, në duelin ndaj Erick Silva (UFC-196). Ai ka nisur që tani të shoqërojë yllin e futbollit botëror.