“Neymar nuk do t’i bashkohet kurrë Real Madridit”

“Neymar nuk do t’i bashkohet kurrë Real Madridit”

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique, është shprehur shumë i sigurt se ylli brazilian Neymar nuk do ta lë Barcelonën për Real Madridin.

Pique ka thënë se është aq i sigurt se Neymar nuk do t’i bashkohej “Los Blancos”, sa që ai do të “priste krahun apo dorën” nëse kjo do të ndodhte.

Braziliani Neymar ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën, përderisa ka zëra se ai mund të largohet drejt Madridit.

Real Madridi ishte i interesuar për brazilianin 24 vjeçar edhe në vitin 2013, por Neymar zgjodhi t’i bashkohej rivalit të madrilenëve, Barcelonës.