Neymar filloi të qajë, për të tentuar të ndalë transferimin e tij në PSG

15.11.2017 21:28
Neymar filloi të qajë, për të tentuar të ndalë transferimin e tij në PSG

Neymar ka qarë, në mënyrë që ta ndalë transferimin e tij në Paris Saint-Germain dhe largimin nga Barcelona.

Ylli i Paris Saint-German, Neymar, mësohet se në dy raste ka tentuar të prish marrëveshjen e tij me PSG-në, shkruan Marca, përcjell Insajderi.

Braziliani raportohet se ka kërkuar nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, që të mos e realizojë transferimin e tij te gjiganti parisien.

Por, kjo nuk e ndaloi agjentin dhe babain e futbollistit, Neymar Sr., që të kompletojë marrëveshjen e 25-vjeçarit.

Atij i pëlqeu fakti se djali i tij ishte në qendër të vëmendjes dhe në faqen e parë të gazetave, derisa klube të shumta po kërkonin që të nënshkruanin me të.

Ai kishte vepruar njëjtë, edhe para se Neymar të kompletonte kalimin nga Santos në Barcelonë.

Neymari tani është shndërruar në yllin më të madh të Paris Saint-Germain, duke u bërë lojtari më i rëndësishëm edhe për presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi.

Për brazilian ka filluar të spekulohet se mund të realizojë një transferim te rivali i ish-klubit të tij, Real Madrid, por ky mbetet një transferim vështirë i realizueshëm.

‘Los Blancos’ duhet të bëjë gati të pamundurën për brazilianin, i cili nuk ka as klauzolë të transferimit.

Neymari u largua nga ‘Camp Nou’ për të lënë pas hijen e Messit, dhe deri tani po shkëlqen me klubin e ri, duke shënuar 11 gola. /Insajderi