Neymar dhe Cavani përleshen në dhomat e zhveshjes

Neymar dhe Cavani përleshen në dhomat e zhveshjes

Diskutimi mes Neymarit dhe Cavanit gjatë ndeshjes mes PSG-së e Lyonit, është zhvendosur në zhveshtore dhe është dashur ndërhyrja e Silvas për të mos lejuar të ndodhë diçka më e madhe.

Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, Neymar, që u ble nga Barcelona për 222 milionë euro, është fjalosur me Edinson Cavanin në dhomat e zhveshjes, pas ndeshjes PSG – Lyon, transmeton Gazeta Express.

“L’Equipe” shkruan se lojtarët filluan t’i përdornin edhe duart në dhomat e zhveshjes dhe për të qetësuar gjithçka u desh ndërhyrja e kapitenit, Thiago Silva.

Gjithçka filloi me një penalti në sfidën kundër Lyonit, të cilën Cavani nuk ia dhuroi Neymarit, ashtu siç kishte bërë edhe në ditët e para të brazilianit në Francë.

Kjo kokëfortësi e Cavanit nuk u ka pëlqyer as drejtuesve, të cilët kanë bërë të ditur se shpejt do të marrin një vendim zyrtar lidhur me ekzekutuesin e penaltive.