Neymar barazohet me Romarion, rang lista e golashënuesve të Brazilit

10.06.2018 18:23
Neymar barazohet me Romarion, rang lista e golashënuesve të Brazilit

Neymar sot shënoi ndaj Austrisë në miqësore në ndeshjen e dytë të kthimit të tij në futboll aktiv pas lëndimit që e mbajti jashtë futbollit për disa muaj.

Sulmuesi i kombëtares së Brazilit në moshën 26 vjeçare është barazuar me Romarion, një sulmues tjetër legjendar, me nga 55 gola në fanellën e kombëtares më të trofeshme në kampionate botërore.

Romario ka qenë heroi i Brazilit më 1994, kur ky ekip u shpall kampion i botës dhe pohon se ëhstë një prej vetëm dy lojtarëve në histori që ka arritur shifrën prej 1,000 golave gjatë karrierës në të gjitha nivelet.

Para Neymarit, për nga numri i golave në kombëtare, tash radhiten vetëm dy futbollistë.

Lexoni renditjen e golashënuesve tw kombëtares së Brazilit, në postimin e Insportit.