Nexhmije Pagarusha nderohet me Çmimin për Vepër Jetësore

Nexhmije Pagarusha nderohet me Çmimin për Vepër Jetësore

Nexhmije Pagarusha, artistja e muzikës shqiptare, është nderuar me Çmimin për Vepër Jetësore “Rexhai Surroi”.

Gjatë pranimit të këtij çmimi, Pagarusha ka thënë se është shumë e lumtur që zoti i dha jetë që ta marrë edhe këtë shpërblim shumë të dashur për të.

“Rexhai ka qenë një njeri i të gjithëve. I mirë, i qetë i mençur. Kurrë se ke pa të mrrolur. E ka dashur shumë muzikën, i binte pianos, harmonikës. E ka dashtë popullin e vet, këngën e vet dhe e ka mbrojtur atëherë kur ka qenë shumë zor”, ka thënë Pagarusha.

Çmimi për letërsi, iu nda Ibrahim Kadriut, për librin “Misioni rus”, ndërsa çmimi për gazetari pwr vitin 2016 iu nda gazetarit të Gazetës Zëri, Alban Selimit shkrimi i tij “Klinika ku verbërohen fëmijët”.