Newborn rrethohet me telat gjemborë

Newborn rrethohet me telat gjemborë

Monumenti Newborn tashmë ka pamje tjetër.

Fisnik Ismajli, deputet i Vetëvendosje, pati paralajmëruar se ngjyrat e këtij viti simbolizojnë aktualitetin e Kosovës.

Newborn është i ngjyrosur me të bardhë dhe me të kaltër dhe i rrethuar me tela gjemborë.

“Ngjyra e kaltër, retë e bardha simbolizojnë qiellin, ndërsa teli me gjemba simbolizon atë pamundësinë tonë, për me lëviz lirshëm për me mbërri qiellin edhe pamundësinë tonë me siguru një vizë me udhëtu jashtë; pamundësinë për me u integru në Bashkimin Evropian dhe me u anëtarësuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare”, ka sqaruar Ismajli.

Sipas tij, ngjyrat e këtij obelisku duhet të ndryshojnë përvitshëm.