Manuel Neuer, portieri i Bayernit të Mynihut dhe kombëtares së Gjermanisë ka mohuar informacionet sipas të cilave në verë mund të kalojë në radhët e Manchester City.

" />

Neuer: Nuk shkoj tek Manchester City

Neuer: Nuk shkoj tek Manchester City

Manuel Neuer, portieri i Bayernit të Mynihut dhe kombëtares së Gjermanisë ka mohuar informacionet sipas të cilave në verë mund të kalojë në radhët e Manchester City.

Trajneri i “qytetarëve” Josep Pep Guardiola tashmë ka bashkëpunuar me Neuer-in në Bayern, ndërsa këtë sezon ka problem me portierët, raporton AA.

Pasi vendosi ta lë në plan të dytë Joe Hart-in, solli Claudio Bravo nga Barcelona, por portiere kilian nuk arriti të tregohet në sezonin e deritanishëm. Hart nuk dëshiroi të jetë në rolin dytësor, prandaj shkoi në Torino si huazim.

“Nuk ka pasur kurrfarë kontakti dhe siç e dini, këtu jam i lumtur dhe i kënaqur. Kam vazhduar edhe kontratën, që flet mjaftueshëm. Sigurisht, për mua është mirënjohje që ekzistojnë spekulime të tilla dhe që bisedohet për atë. Pep ende ka numrin tim të telefonit, por nuk më ka thirr”, tha Neuer për mediat gjermane. /Insajderi.com