Nesër “Termokosi” nis ngrohjen e kryeqytetit

Nesër “Termokosi” nis ngrohjen e kryeqytetit

Ngrohtorja e qytetit ka bërë të gjitha përgatitjet dhe është e gatshme të fillojë sezonin e ngrohjes, që do të nis me 15 tetor.

Aferdita Uka zëdhënëse në Termokos, tha se fal projektit të koogjenrimit edhe këtë vit nuk pritet të këtë vështirësi në ngrohje dhe sipas Ukës, Termokosi premton ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për të gjithë konsumatorët.

Ngrohtorja “Termokos” ka paralajmëruar se sipas kalendarit zyrtar të dielën do të fillojë sezonin e ngrohjes.

Aferdita Uka, zëdhënëse në Termokos, i ka thënë televizionit publik se ngrohtorja është gati për fillimin e sezonit të ngrohjes në tërë lagjet që janë të lidhura me ngrohtoren e qytetit.

“Tanimë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonës ngrohëse për vitin 2017/2018, që pritet të filloj të diellin me 15 tetor. Gjithçka ka shkuar siç duhet dhe nuk ka pasur asnjë problem që do të mund të pengonte fillimin e sezonës së ngrohjes.”

Uka gjithashtu tha se ngrohtorja e qytetit fal projektit të koogjenerimit edhe këtë vit sikur vitin paraprak premton ngrohje të mjaftueshme për gjithë konsumatorët.

“Fatmirësisht që nga realizimi i projektit të koogjenerimit që nga sezona 2014/15, Termokos ka arritur të furnizoj me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore të gjithë konsumatorët. Problemet e ndryshme teknike janë shumë normale duke pas parasysh rrjetin e vjetruar të ngrohjes që daton që nga vitet e 70ta”, tha ajo.

Zyrtarisht sezoni i ngrohjes fillon me 15 tetor dhe zgjat deri me 15 prill. Por varësisht nga lëvizja e temperaturave data mund të ndryshojnë