Nesër publikohet lista e filmave të nominuar për Oscar

Nesër publikohet lista e filmave të nominuar për Oscar

Të martën do të bëhet e ditur lista e nominimeve për filmat që do të garojnë për Oscar, ceremoni kjo që do të mbahet më 26 shkurt në Hollivud.

Të gjithë i kanë sytë në filmin “La La Land”, megjithatë nesër do të kuptohen të gjitha nominimet për filmat që do të garojnë për këto çmime prestigjioze.

Çmimet Oscar do të ndahen në 24 kategori, në mesin e të cilëve për filmin më të mirë, regjia më e mirë, roli më i mirë mashkull/ femër, rolet dytësore, skenari më i mirë, për filmin më të mirë në gjuhë të huaj dhe kategori të tjera, shkruan KultPlus.

Vitin e kaluar këto ethe i ka përjetuar edhe populli shqiptar, pasi që, për herë të parë në historinë e kinematografisë shqiptare ka arrit të nominohet një film shqiptar, nga Kosova, filmi “Shok”, i cili ishte nominuar në kategorinë për filmin më të mirë të shkurtë.