Nesër procedohet për votim projektligji për transformimin e FSK-së

Nesër procedohet për votim projektligji për transformimin e FSK-së

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka bërë të ditur se nesër do të procedohet për votim në seancë projektligji për FSK-së, i propozuar nga presidenti i Kosovës.

Kështu ma vendosur kryesia e Kuvendit, gjatë mbledhjes së sotme.

“Nesër do të mbahet seanca për shndërrimin e FSK-së në ushtri. Patëm një koordinim shumë të ngushtë me grupet parlamentare që këtë çështje ta çojmë në Kuvend”, ka thënë Veseli.

“Për 3 vite jemi munduar për konsensus të mundshëm me partitë politike. E mira do të ishte që ky transformim të bëhet përmes Kushtetutës. Dhe është një moment i rëndësishëm që kjo të ndodh, ka shtuar ai./Insajderi.com