Nesër pritet vendimi për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje

Nesër pritet vendimi për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje

Tomë Gashi, avokat mbrojtës i deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi për sulmin ndaj Kuvendit të Republikës, ka thënë se nesër pritet të merret vendimi për klientin e tij dhe aktivistët e tjerë.

“Nesër,me 17 nëntor, ne ora13 në Gjykatën Themelore ne Prishtine, shpallet Aktgjykimi ne rastin e aktivisteve te VETEVENDOSJES! per rastin e montuar te kinese sulmit te nderteses se Kuvendit te Kosoves ne gusht te 2016, Neser vertetohet se a do te ket drejtesi apo politik ne Gjykate, ejani shifeni live”, ka shkruar ai.

Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti janë duke u akuzuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, pjesë e të akuzuarve ishte edhe Astrit Dehari.