Nesër pritet të merret vendimi përfundimtar për Ramush Haradinajn

Nesër pritet të merret vendimi përfundimtar për Ramush Haradinajn

Nesër pritet të merret vendimi përfundimtar për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, që është duke u mbajtur në Francë me fletarrestim të Serbisë, nën dyshimin se ka kryer krime lufte.

Deri më tani Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, që ishte themeluar për krimet në ish-Jugosllavi, ndërsa ka vazhduar një proces disamujor tash në Colmar të Francës që nesër pritet të marrë fund.

Mësohet se seanca do të nisë në orën 9 të mëngjesit, ku Gjykata do të vendosë përfundimisht për ish-kryeministrin e Kosovës.