Zyra për medie dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka dërguar njoftim për medie ku jep detaje rreth seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të thirr" />

Nesër nga ora 10 mbahet seanca konstituive, në rend dite janë tri pika

Nesër nga ora 10 mbahet seanca konstituive, në rend dite janë tri pika

Zyra për medie dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka dërguar njoftim për medie ku jep detaje rreth seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për të mërkurën.

Në seancën e nesërme do të jenë tri pika të rendit të ditës.
– Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
– Dhënia e betimit të deputetëve,
– Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nevojiten së paku 61 vota dhe koalicioni PAN ende nuk është e sigurt nëse i ka këto vota.