Nesër në Prishtinë do të diskutohet mbi Shëndetin, Mirëqenien dhe Të drejtat e Fëmijëve  

Nesër në Prishtinë do të diskutohet mbi Shëndetin, Mirëqenien dhe Të drejtat e Fëmijëve  

Nesër në Prishtinë do të mbahet konferenca e parë Ndërkombëtare mbi Shëndetin, Mirëqenien dhe të Drejtat e Fëmijëve

Kjo konferencë është organizuar nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM)

Fëmijët e të sotmes janë trashëgimtarët e të nesërmes, andaj duke tentuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të tyre dhe duke thyer kornizat e konferencave tipike shkencore vetëm me hulumtime, kjo konferencë do përmbajë: Një tryezë diskutimi me politikë bërës dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, 5 fjalime kyçe nga profesionistë të dalluar të shkencave sociale dhe shëndetësore, 15 poster prezantime, 35 prezantime orale, kuiz me fëmijë të pesë shkollave fillore dhe 4 fjalime inspiruese nga fëmijë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë ish-presidentja Atifete Jahjaga, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, Kryetar i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Nënkryetar i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli.

Qëllimi i kësaj konference është që të promovohet qëllimi i shëndetit të fëmijëve, në përmisimin dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë dhe sfidat e shëndetit të fëmijëve, promovimin e mirëqenies dhe të drejtave të fëmijëve. /Insajderi.com