Nesër në Bruksel diskutohet për lëvizjen e lirë

Nesër në Bruksel diskutohet për lëvizjen e lirë

Delegacioni i Kosovës që drejtohet nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, nesër do të udhëtoj për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e radhës për çështjen e lëvizjes së lirë.

Përmes një komunikate për media njoftohet se në Bruksel pritet të mbahen edhe takime tjera në kuadër të dialogut teknik.

“Më 8 shtator do të mbahen takime për çështjen e diplomave dhe kadastrit, më 9 shtator  do të mbahet takimi për vlerësimin e procesit të revitalizimit të urës së Mitrovicës pas heqjes së barrikadës, ndërsa më 13 shtator  do të mbahet takimi i radhës për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Kosovën”, thuhet në këtë njoftim. /Insajderi.com