Nesër mbahet gjykimi ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosje

21.08.2017 13:46
Nesër mbahet gjykimi ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosje

Nesër pritet të fillojë gjykimi i katër ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për sulmin ndaj Qeverisë së Kosovës.

Për këtë ka njoftuar avokati mbrojtës i Adea Batushës, Atdhe Arifi, Egzon Halitit dhe Frashër Krasniqit, Tomë Gashi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar shqyrtimin kryesor për katër aktivistët e Lëvizjës VETËVENDOSJE ! Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti për datën 22 gusht 2017”, ka shkruar Gashi.

Katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë akuzuar për terrorizëm për sulmin ndaj qeverisë së Kosovës, gjatë vitit të kalaur. /Insajderi.com