Nesër Kuvendi diskuton për licencën për kompaninë e Clark

Nesër Kuvendi diskuton për licencën për kompaninë e Clark

 

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjëtës e ka në rend dite edhe shqyrtimin e propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për lëshimin e licencës për Projektin e Kompanisë së ish-gjeneralit të NATO-së Wesley Clark “Envidity“.

Kompania “Envidity” synon të marrë një pjesë të madhe të territorit për hulumtimin e mineraleve energjetike në Kosovë.

Në media është raportuar se kompania “Envidity”, në dokumentet që i ka prezantuar qeverisë nuk ka dhënë asnjë informacion për kostot dhe përfitimet ekonomike e sociale të vendit nga marrja në shfrytëzim e çerekut të territorit të vendit.

Kjo kompani ka refuzuar t’ia japin Qeverisë së Kosovës informacionet për pagesat e shfrytëzimit të qymyrit, mënyrën e tregtimit të pasurive nëntokësore e investimeve tjera, duke u prezantuar atyre vetëm 30 milionë euro investime në pajisjet teknologjike, si nevojë operacionale e kompanisë. /Insajderi.com