Nesër fillon Festivalit ndërkombëtar i Letërsisë në Orllan

Nesër fillon Festivalit ndërkombëtar i Letërsisë në Orllan

Të premten do të filloj edicioni i gjashtë i Festivalit ndërkombëtar të Letërsisë në Orllan, i cili do të mbledhë poetë, shkrimtarë, muzikantë, artistë dhe adhurues të kulturës te Liqeni i Batllavës.

Organizatorët njoftojnë se edhe ky edicion i FLO-së vazhdon traditën duke sjellë përsëri një listë mbresëlënëse të autorëve e artistëve nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të ftuar janë Faruk Sehiq (Bosnje dhe Hercegovinë), Brian Sneeden (SHBA), Ledia Dushi, Bardhyl Londo, Lisandri Kola, Donika Dabishevci, Robert Ëilton, Imer Topanica, Gëzim Aliu, Genc Salihu, Gypsee Yo, Shpëtim Selmani, Shpat Deda, Gipsy Groove, Oborri.

Këtë vit FLO do t’i bëj homazh poetit të famshëm Federico Garcia Lorka në 80 vjetorin e vrasjes së tij edhe Millosh Gjergj Nikolla Migjenit në 80 vjetorin e botimit të përmbledhjes së tij “Vargjet e lira” me kolazhe të poezive të tyre në shqip dhe anglisht.

Të gjitha aktivitetet mbahen në restorantin “Liqeni” në Orllan.

“Do të ketë edhe autobus të organizuar, për gjithë të interesuar që niset nga libraria Dit’ e Nat’ (Rr Fazli Grajçevci, 5, Prishtinë), çdo ditë në ora 17:30, dhe autobusë të linjes së rregulltë Prishtinë-Orllan, para shkollës fillore Emin Duraku, te Xhamia e Llapit”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com